Gjendet e vdekur producentja Dana Eden, e njohur për serialin “Teheran”

Nga B.M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Producentja izraelite Dana Eden, e cila punoi në seritë “Teheran”, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli në Athinë të dielën, thanë zyrtarët e policisë greke, ndërsa një hetim për incidentin është duke vazhduar.

Trupi i gruas 52-vjeçare, e identifikuar si Dana Eden, u gjet pasi një i afërm u përpoq pa sukses ta kontaktonte disa herë.

Rasti po trajtohet si vetëvrasje bazuar në prova dhe dëshmi, thanë zyrtarët e policisë.Hetuesit grekë gjetën pilula në vendngjarje.

Dana Eden

Mjeku ligjor gjeti gjithashtu mavijosje në qafën e producentes.

“Ky është një moment trishtimi për familjen, miqtë dhe kolegët”, tha kompania ndërkombëtare e prodhimit Donna and Shula Productions.

Ata shtuan: “Kompania e prodhimit dëshiron të sqarojë se thashethemet për një vdekje të shkaktuar nga krimi ose nacionalizmi janë të pavërteta dhe të pabaza”, duke i kërkuar medias dhe publikut të përmbahen nga publikimi i pretendimeve të paverifikuara.

Eden ishte në Greqi duke xhiruar sezonin e katërt të serialit “Teheran”, raportoi media izraelite Kan.

Sezoni i tretë u publikua në janar.

“Teherani” fitoi çmimin për ‘Serialin më të Mirë Dramatik’ në çmimet e 49-ta ndërkombëtare Emmy në vitin 2021. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër