Ludo Lee ka rrëfyer historinë e jetës së tij në Big Brother VIP Kosova 4.
Ai ka folur për vështirësitë që ka kaluar, duke përmendur një moment kur mësuesi i kishte thënë të ndërronte rrobat, pasi i kishte pasur ato për gjashtë muaj.
Ludo ka përmendur gjithashtu marrëdhënien me babanë dhe ndikimin që ka pasur mbi të, duke e krahasuar atë me mundësinë për të bërë më shumë në jetë.
“Kemi jetu me një rrogë të vogël, kemi vujt, nuk e kem pas jetën e bukur. Dhe një moment nuk më harrohet kur mësuesi më tha a ‘mundesh me i ndërru këto tesha se qe 6 muj i ke këto tesha’”.
“Ai e ka ndihmu vëllanë, fëmijët e vet i ka lënë anash. Unë frizer, s’i ka pëlqy babës hiç. Çmos do të bëj në jetë por nuk dua të jem si baba, nuk është shumë i guximshëm. Vështirë ka qenë kur nëna ka qenë me ankth. Na s’e kemi kuptu, ka qenë periudhë e rëndë kur s’e kemi kuptu çka ka. E përgëzoj nanën se ka dal prej asaj krize”, tha Ludo.
Gjithashtu, Ludo ka folur për njohjen e gruas së tij në Davos dhe energjinë që i bashkoi ata.
Finalisti ka reflektuar për vlerën e familjes, duke e quajtur atë një dhuratë të madhe nga Zoti.
