Hillary Clinton: Andrew duhet të dëshmojë në çështjen Epstein

nga D. V.

Ish-kandidatja presidenciale amerikane, Hillary Clinton ka thënë se të gjithë atyre që u kërkohet të dëshmojnë për financuesin pedofil Jeffrey Epstein duhet të paraqiten para një komisioni të Kongresit, përfshirë ish-princin Andrew Mountbatten-Windsor, i cili tani e ka humbur titullin.

Ish-sekretarja e Shtetit dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton, kanë arritur një marrëveshje për të dëshmuar në një hetim për Epstein, duke iu përkulur kërcënimit të një vote për shpërfillje të Kongresit kundër tyre.

E pyetur në një intervistë me BBC nëse Andrew duhet të paraqitet para komisionit, ajo tha se ”të gjithë atyre që u kërkohet të dëshmojnë duhet të dëshmojnë”.

Miliona dosje që lidhen me hetimin e Epstein u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë muajin e kaluar, por Hillary Clinton i bëri thirrje administratës Trump të bëjë publike të gjitha dokumentet e mbetura.

“Nxirrini dosjet”, tha ajo për BBC-në.

Hillary Clinton do të paraqitet para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve më 26 shkurt, një ditë para se bashkëshorti i saj të bëhet ish-presidenti i parë i detyruar të dëshmojë.

Ata kanë bërë thirrje që seancat dëgjimore të jenë publike dhe jo pas dyerve të mbyllura.

“Ne do të paraqitemi, por mendojmë se do të ishte më mirë të ishim publikisht sesa një dëshmi me dyer të mbyllura”, tha ajo.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne kemi bërë thirrje për publikimin e plotë të këtyre dosjeve në mënyrë të përsëritur. Ne mendojmë se drita e diellit është ‘dezinfektanti’ më i mirë”, theksoi Cliton.

Hillary Clinton tha se ishte takuar me ish-të dashurën e Epstein, Ghislaine Maxwell, e cila po vuan 20 vjet burg për akuza për trafikim seksual dhe javën e kaluar refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve kur ajo u shfaq distanca para komitetit.

Ish-sekretarja e shtetit tha se ajo dhe Bill Clinton po përdoren si shpërqendrim nga administrata Trump.

Në përgjigje, presidenti Donald Trump i tha BBC-së në ”Air Force One” se ishte shfajësuar dhe se “Clinton dhe shumë demokratë të tjerë janë përfshirë” në hetim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More