Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Kuvendit, Peleshi bën me dije se në fokus të bashkëbisedimit ishte partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Si një aleate e besueshme e NATO-s, Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global, duke forcuar më tej rolin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë”, deklaron kryeparlamentari Peleshi.
