Gjykata Speciale nuk kursehet as në festën e pavarësisë, njofton që më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

Nga B.M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Më 27 shkurt do të fillojë gjykimi i dytë ndaj Hashim Thaçit, e ku i përfshirë është edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Kështu kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në njoftimin e bërë sot kur Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë së saj.

Seanca është planifikuar të fillojë në ora 09:30, dhe të përfundojë në ora 16:00.

Për Thaçin, Smakaj, Kilajn, Fazliun dhe Kucin më 29 nëntor të 2024-ës ishte bërë aktakuza fillestare, kurse u ndryshua më 16 prill të 2025-ës.

Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër