Konferencë “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi” në organizim të Qeverisë dhe UNDP-së

Nga B.M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shkurt – Konferencë vjetore me temë “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit deri te suksesi” do të mbahet sot në Shkup në organizim të Qeverisë, Organizatës për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP, Organizatës ndërkombëtare të punës – ONP dhe Fakultetit ekonomik – Shkup.

Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalim kryeministri, Hristijan Mickoski, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dekani i Fakultetit ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” – Shkup, Mijalçe Santa, koordinatori kombëtar i Organizatës kombëtare të punës për Maqedoninë e Veriut, Emil Kërstanovski dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian.

Në kuadër të konferencës do të nënshkruhet deklaratë për partneritet dhe aksion “Përkushtimi i përbashkët për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut”. 

Pas nënshkrimit të deklaratës janë paraparë deklarata për media. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër