Në Kodrën e Diellit 97 centimetra borë

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shkurt – Më ftohtë këtë mëngjes në vend është në Kodrën e Diellit, ku në orën 7 është matur -8 gradë Celsius dhe 97 centimetra borë. Vijon Krusheva dhe Hanet e Mavrovës me -4, Berovë dhe Pretor me -1, Kriva Pallanka, Ohër, Manasti dhe Prilep me 0, Shtip dhe Vinicë me 2, Tetovë, Kumanovë dhe Strumicë me 3, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Demir Kapi me 4, Shkup-Petrovec dhe Veles me 5, në Gjevgjeli 6 gradë. 

Sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 7 të mëngjesit në Strumicë arriti 13 litra për metër katror, 11 në Berovë, 8 në Pretor dhe Gjevgjeli, 7 në Demir Kapi, 6 në Manastir, 5 në Tetovë, Pozharan dhe Krushevë, 4 në Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Shtip, Vinicë dhe Gjurishte, 2 në Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Ohër, ndërsa 1 në Kavadar dhe Hanet e Mavrosë. 

Borë prej tre centimetrash ka në Hanet e Mavrovës, 2 në Berovë, 1 në Gjurishte. 

DPHM-ja paralajmëroi se gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Paradite do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior (lokalisht mbi 60 km/orë), veçanërisht përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 3 deri në 11 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht paradite. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër