Provat e Benficës për të shfajësuar Prestiannin dhe për të hedhur dyshime mbi versionin e lojtarëve të Real Madridit

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Klubi portugez, Benfica ka publikuar një video për të mbrojtur lojtarin e tyre, Gianluca Prestiannin, të cilin Vinicius Junior e akuzon se ka bërë një fyerje raciste.

Ndeshja e së martës mbrëma mes Benficës dhe Real Madridit perfundoi me fitoren 0-1 të mysafirëve falë një goli të Vinicius Jr.

Megjithatë, përkundër supergolit, vëmendja u vodh nga një episod i supozuar racist ndaj brazilianit nga Prestianni i Benficës.

Vinicius Jr vrapoi drejt gjyqtarit për të akuzuar lojtarin teksa ndeshja u ndërpre për gati 10 minuta.

Prestianni gjithashtu u akuzua edhe nga lojtarë tjerë të Real Madridit, si Kyalian Mbappe, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, të cilët pretendojnë se braziliani i quajt ‘majmun’.

Por, klubi portugez është përkujdesur t’i publikoj disa prova të cilat hedhin dyshime mbi versionin e Real Madridit, pasi sipas tyre, asnjëri nuk e ka dëgjuar Prestiannin se çfarë tha shkaku i distancës.

“Siç e tregojnë imazhet, duke pasur parasysh distancën, lojtarët e Real Madridit nuk mund ta kenë dëgjuar atë që thonë se kanë dëgjuar”, thuhet në postimin e Benficës, të bashkangjitur me një fotografi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër