Prespa drejt UNESCO-s, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria bashkojnë forcat

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Prespë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria do të përgatisin një nominim të përbashkët për përfshirjen e Rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ministrat e Kulturës të tri vendeve nënshkruan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës u zotuan për bashkëpunim më të madh në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të këtij rajoni ndërkufitar.

Dokumenti u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani, ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni, dhe ministri shqiptar i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Sipas Sulejmanit, synimi nuk është vetëm njohja ndërkombëtare e Prespës, por edhe krijimi i një sistemi afatgjatë për mbrojtjen e saj, me përfitime konkrete për banorët dhe komunitetet lokale.

Si shembuj të bashkëpunimit të deritanishëm u përmendën restaurimi i afreskeve në kishën “Shën Gjergji” në Kurbinovë, aktivitetet në ishullin Mal Grad në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe projekti “ACT4PRESPA”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Nisma synon që Prespa të shndërrohet në një shembull të bashkëpunimit ndërmjet tri shteteve fqinje për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër