Gostivari ndezi dritat e Ramazanit, Limani: Njësoj si këto drita festive, e ndriçoftë çdo zemër muaji i Shenjtë i Ramazanit!

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shkurt – Gostivari ndezi dritat e Ramazanit, Limani: Njësoj si këto drita festive, e ndriçoftë çdo zemër muaji i Shenjtë i Ramazanit!

Edhe këtë vit, qyteti i Gostivarit është zbukuruar me dritat festive me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për besimtarët dhe të gjithë qytetarët.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Njësoj si këto drita festive, ndriçoftë çdo zemër muaji i Shenjtë i Ramazanit!”, ka shkruar Limani në përshkrimin e videos, duke përcjellë një mesazh urimi, paqeje dhe solidariteti për të gjithë besimtarët myslimanë.

Vendosja e dekorimeve festive tashmë është bërë traditë në Gostivar gjatë muajit të Ramazanit, duke reflektuar frymën e bashkëjetesës, respektit dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve në qytet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër