Ambasadori i BE-së takohet me Haxhiun, ndër prioritet ia përmend Kodin Civil dhe reformën gjyqësore

nga admin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav është pritur në takim nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ku thuhet se përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ndër prioritet kryesore duhet të jetë Kodi Civil, reforma në gjyqësor, KPM, RTK dhe SEPA/

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pati kënaqësinë të takohej sot me Kryetaren e re të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Përtej ratifikimit të marrëveshjeve të Planit të Rritjes, ai theksoi prioritetet kryesore legjislative – Kodin Civil, KPM-në, RTK-në, SEPA-n, reformën gjyqësore dhe ligjet e paketës së energjisë – si pjesë e reformave që e çojnë përpara Kosovën në rrugën e saj evropiane!”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE.

postime të lidhura

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy