Reshje shiu në zonat e ulëta, borë në male

nga D. V.

Shkup, 19 shkurt  – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, gjatë natës dhe nesër moti në vend do të jetë me shi. Në vendet më të ulëta priten reshje shiu. ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore, ndërsa në male borë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Reshje më të dendura paralajmërohen në pjesët perëndimore të vendit, ku priten më shumë se 15 litra reshje për metër katror. Në male, shtresa e dëborës do të rritet për 10 deri në 15 centimetra.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura të ulëta të mëngjesit. Gjatë fundjavës do të fryjë erërmesatare deri e fortë veriore, ndërsa të shtunën do të ketë kushte për reshje të lehta bore.

Në Shkup gjatë natës dhe nesër do të ketë reshje të kohëpakohshme shiu. Më pas moti do të stabilizohet, me temperatura më të ulëta të mëngjesit. 

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy