Një rrjedhje gazi toksik në një minierë në Nigeri ka vrarë 37 persona dhe ka lënë 26 të lënduar në spital.
Sipas qeverisë nigeriane, ata thuhej se nuk e kishin kuptuar se po thithnin tym vdekjeprurës derisa filluan të sëmureshin.
“Një hetim paraprak zbuloi se minatorët u përballën me një shkarkim të papritur të oksidit të plumbit dhe gazrave të tjerë shoqërues si squfuri dhe monoksidi i karbonit”, deklaroi një zëdhënës i policisë.
“Këto gazra janë toksike dhe helmuese për njerëzit, veçanërisht në një mjedis të mbyllur ose të ajrosur dobët”, shtoi ai.
Sipas zëdhënësit, trupat e të ndjerëve u ishin dorëzuar familjeve të tyre për varrim në përputhje me praktikat e tyre fetare.
Ndërkohë, qeveria nigeriane e ka mbyllur minierën dhe një hetim për rrjedhjen po vazhdon.
“Minatorët nuk ishin në dijeni të natyrës toksike të emetimeve dhe vazhduan operacionet e tyre”, tha Ministri i Zhvillimit të Mineraleve të Ngurta i Nigerisë, Dele Alake.
Nuk është e qartë se çfarë po nxirrej në vend dhe nëse miniera po funksiononte ligjërisht.
