Shkup, 9 shkurt – Ministri i Jashtëm, Mucunski, konfirmoi se në seancën e fundit të Qeverisë propozoi disa emra për ambasadorë, por do t’i konfirmojë ata pasi të marrë agremanët. Mbi 60 për qind e kandidatëve të rinj janë profesionistë. Presidentja e Shtetit, Siljanovska Davkova, tha se 67% e kandidatëve janë njerëz të karrierës, e cila përkujtoi obligimin ligjor.
“Ne e ndryshuam Ligjin për Punë të Jashtme që më së paku 50% nga shefat e Përfaqësive Diplomatike Konsullore të jenë ambasadorë nga përbërja profesionale e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa në praktikë shkojmë me mbi 60%, dhe kjo vërehet nga grupi i fundit i emërimeve.”, – deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.
“Bëhet fjalë për njohës të shkëlqyer të problematikës, por ata mund të jenë profesorë, njerëz nga biznesi, e rëndësishme njerëz që e njohin problematikën, e njohin gjuhën e shtetit, flasin gjuhë dhe me dinjitet dhe integritet mund ta përfaqësojnë shtetin. Ne na është shumë e rëndësishme kush na përfaqëson jashtë shtetit dhe për këtë arsye në këto propozimet e fundit ka njerëz edhe nga sektori joqeveritarë që janë njohës të shkëlqyer të problemeve.”, – theksoi kryetarja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
