Elbasani rikthehet te fitorja, mposht me vështirësi Vorën

Nga Xh M
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat, pasi triumfoi 2-1 ndaj Vorës, në sfidën e javës së 25-të në Superiore.

Verdheblutë vuajtën jo pak, por në fund ia dolën të marrin 3 pikë të rëndësishme, në luftën për kreun.

Ndeshja nisi mirë për Elbasanin, që kaloi në avantazh në minutën e 29-të, me golin e shënuar nga Olberkis.

Megjithatë, vetëm 10 minuta më vonë, Vora gjeti barazimin, falë supergolit të Kasallës. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa e dyta prodhoi disa raste për të dyja skuadrat.

Në minutën e 80-të, Elbasani fitoi penallti, mes protestave të shumta, pasi te Vora akuzonin për simulim.

Këtë 11 metërsh, Lleshi e ktheu në gol, për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.

Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e tretë me 45 pikë, vetëm 3 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Vora mban vendin e shtatë me 26 pikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër