Falsifikimi i rezultatit zgjedhor, arrestohet një kryesues i Komisionit për numërim në Malishevë

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin e falsifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Pas intervistimit, siç njofton Policia, është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 23.01.2026-08:30. Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili  në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër