Dimitrievski: Jam i kënaqur me punën e ministrit Fillkovit, nuk jam njoftuar për rikonstruim të qeverisë

Nga D. V.
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt  – Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se nuk ka marrë asnjë informacion nga kryeministri Hristijan Mickoski për mundësinë e përfshirjes së ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov në rikonstruim të qeverisë.

Dimitrievski tha se personalisht është i kënaqur me punën e Fillkovit, i cili është kuadër i ZNAM-it.

“Në lidhje me rikonstruimin e qeverisë. Tani për tani nuk kam njoftim të tillë nga mandatari, është e drejta e tij. Ndryshe, të gjitha ata deklarata subjektive që janë dhënë nga ana e disa kolegëve kryetarë komunash, liderë ose përfaqësues të disa partnerëve të koalicionit i barazoj në nivel të politikës ditore dhe mbledhjes së pikëve të ulëta politike.

Unë si kryetar i ZNAM jam i kënaqur me punën e ministrit Fillkov dhe gëzon plotësisht mbështetjen time”, tha Dimitrievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër