EVN Maqedoni me shpërblim si pioniere e arsimit dual

Nga D. V.
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – EVN Maqedoni, në një event të organizuar nga Oda Ekonomike “Revolucioni në arsim – Fuqia e arsimit dual në Maqedoni”, u njoh si kompania e parë e përfshirë në arsimin dual në vend. Mirënjohja iu dorëzua Udhëheqësit të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Organizimit, z. Fisnik Oseku, nga ana e Presidentit të Odës, z. Branko Azeski.

Në aktivitet mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi rëndësinë e promovimit të mëtejshëm të arsimit dual dhe përshtatjes së tij me nevojat e tregut të punës, me qëllim krijimin e një fuqie punëtore profesionale dhe konkurruese.

Si pionierë në futjen e arsimit dual në Maqedoni, EVN Maqedoni kontribuon vazhdimisht në zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe të përgatitur. Në partneritet me komunitetin e biznesit dhe institucionet, ne do të vazhdojmë të investojmë në arsimin dhe zhvillimin e të rinjve si një bazë strategjike për rritje të qëndrueshme ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër