Bilanci demografik 2010–2024 në Maqedoninë e Veriut: Rritje e ndjeshme e shqiptarëve, rënie e fortë e maqedonasve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë e Veriut, e prezantuar nga Fati Iseni në kuadër të përgatitjes së një punimi shkencor, nxjerr në pah dallime të theksuara demografike mes komuniteteve dhe një bilanc të përgjithshëm negativ prej -1,202 në nivel vendi, me gjithsej 314,927 lindje kundrejt 316,129 vdekjeve.

Sipas tabelës për periudhën 2010–2024, bilanci natyror sipas komuniteteve paraqitet kështu: maqedonasit shënojnë 158,665 lindje dhe 233,376 vdekje me bilanc -74,711; shqiptarët kanë 101,714 lindje dhe 54,018 vdekje me bilanc +47,696; romët regjistrojnë 14,417 lindje dhe 7,570 vdekje me bilanc +6,847; turqit kanë 13,767 lindje dhe 7,229 vdekje me bilanc +6,538; serbët shënojnë 1,673 lindje dhe 5,801 vdekje me bilanc -4,128; boshnjakët kanë 3,003 lindje dhe 2,015 vdekje me bilanc +988; vllehët regjistrojnë 362 lindje dhe 811 vdekje me bilanc -449, ndërsa kategoritë e tjera të papërfshira në këto shtatë grupe shënojnë 21,326 lindje dhe 5,309 vdekje me bilanc +16,017.

Sipas Isenit, këto shifra hapin çështje me rëndësi për të ardhmen demografike, strukturën etnike dhe zhvillimet socio-politike të vendit. (INA)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër