Blerim Sejdiu zgjidhet Kryetar i Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026

Nga Xh M
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 26 shkurt – Në hapësirat e Komuna e Zhelinës është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajoni Planor i Pollogut, ku morën pjesë kryetarët e komunave të këtij rajoni.

Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u miratuan pika të rëndësishme për vitin 2026, përfshirë Planin Financiar për vitin e ardhshëm, si dhe propozim-projektet me të cilat Rajoni i Pollogut do të aplikojë për financim. Në fokus të diskutimeve ishin edhe çështje strategjike që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar në të gjitha komunat e rajonit.

Sipas parimit të rotacionit, nga kjo mbledhje Komuna e Zhelinës merr drejtimin e Rajonit Planor të Pollogut për vitin 2026. Me këtë rast, kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, është përzgjedhur Kryetar i Rajonit të Pollogut për një mandat njëvjeçar.

Sejdiu theksoi se ky është një besim dhe përgjegjësi e madhe, duke u zotuar për përkushtim të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e rajonit, me synim realizimin e projekteve konkrete dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rajoni i Pollogut pritet të vazhdojë me intensitet realizimin e projekteve zhvillimore dhe forcimin e perspektivës ekonomike e infrastrukturore për vitin 2026.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër