Konjufca takon ambasadorin francez, flasin për integrimin në BE dhe KiE

Nga Xh M
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimi për avancimin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, Ambasadori Guérot e uroi Konjufcën për detyrën dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Francës për vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Kosovën.

Gjatë bisedimeve u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare, nxitjen e investimeve, si dhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe akademike ndërmjet dy vendeve.

Ministri Konjufca theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me Francën për realizimin e objektivave ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë avancimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Republika e Kosovës vlerëson partneritetin dhe përkrahjen e Francës, dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, theksohet në njoftimin e MPJD-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër