“Rrugët miliona euro të Ballukut janë shembur”, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

Nga Xh M
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e zhvilluar para Kryeministria e Shqipërisë, duke hedhur akuza të forta për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Në fjalimin e tij, Lapaj u ndal te situata e infrastrukturës në vend, duke deklaruar se “rrugët miliona euro po shemben para syve tanë”, ndërsa ironizoi punën e ish-ministres së Infrastrukturës, duke pyetur: “Rrugët e Ballukut janë shembur, cilat janë punët e saj fantastike?”.

Ai bëri thirrje për bashkim qytetar dhe reagim kundër asaj që e cilësoi si vjedhje sistematike të pasurisë publike. “Të gjithë bashkë për të kërkuar Shqipëri më të mirë. Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, u shpreh Lapaj para protestuesve.

Sipas tij, tubimi kishte në qendër kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi politike. “Jemi këtu për drejtësinë. Bashkim, qëndresë pa ndalim”, deklaroi ai, duke nxitur qytetarët të bashkëpunojnë “kundër atyre që na vjedhin”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër