Abu Dhabi ka urdhëruar të gjitha hotelet që të zgjasin qëndrimin e mysafirëve që nuk janë në gjendje të udhëtojnë për shkak të rrethanave aktuale.
Vendimi është marrë nga Departamenti i Kulturës dhe Turizmit, i cili ka njoftuar se do të mbulojë kostot shtesë të akomodimit për ata që janë bllokuar dhe nuk mund të largohen sipas planit.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të plota mbi kohëzgjatjen e masës, por theksojnë se prioritet mbetet siguria dhe mirëqenia e vizitorëve.
Hotelet janë udhëzuar të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me departamentin për procedurat financiare dhe verifikimin e rasteve.
Masa vjen në një moment pasigurie për udhëtimet ndërkombëtare, duke synuar të shmangë situata emergjente për turistët dhe udhëtarët që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas sulmeve iraniane.
