Serbia bën thirrje për formim “urgjent” të “Asociaciont” kontrovers për serbët në Kosovë

Nga D. V.
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 04 Mars 2026, Zhurnal.mk – Qeveria e Serbisé u takua sot me diplomatë të shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së në Bruksel, duke kërkuar formimin “urgjent” të asaj që quhet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (AKS)”, e i cili është thelbi i marrëveshjes së pa nënshkruar të vitit 2023 të arritur midis Kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe të cilën Beogradi e sheh si mënyrën e zgjidhjes së të gjitha mosmarrëveshjeve midis dy palëve, raporton dtt-net.com.

Petar Petkoviç i zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën sot në një takim në Bruksel me zyrtarët e BE-së dhe té shteteve anëtare të saj, tha se Serbia dëshiron të ruajë strukturat serbe në Kosovë, veçanërisht ato të shëndetësisé dhe arsimit, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.

Petkoviq tha se mosmarrëveshjet e reja me qeverinë e Kosovës në lidhje me ligjin për të huajt, ligjin për automjetet dhe planet e qeverisë së Kurtit për integrimin në sistemin e Kosovës të strukturave paralele Serbe të arsimit dhe shëndetësisë të drejtuara nga Serbia, duhet të jenë pjesë e negociatave té ndërmjetësuara nga BE-ja në Bruksel.

Sipas Petkoviqit, të gjitha mosmarrëveshjet, përfshirë edhe këto të rejat, mund të zgjidhen përmes formimit të AMS-sé.

“Siç e tha vetë Bashkimi Evropian, çështja e institucioneve tona në Kosovë dhe Metohi duhet të zgjidhet përmes dialogut, dhe ne po flasim për mbijetesën e institucioneve tona serbe të shëndetit dhe arsimit, të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut, dhe brenda kornizës së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS). Prandaj, formimi urgjent i AKS-së, paraqitja urgjente e propozimit të statutit, i cili është i nevojshëm për të zgjidhur plotësisht problemin e gjeneruar nga Kurti”, citohet të ketë thënë Petkoviq për mediat e Beogradit në një njoftim për shtyp nga zyra e tij.

BE vazhdon të ushtrojë presion mbi Kurtin për të formuar AKS-në, ndërsa ai vazhdon të këmbëngulë në tre kushte që marrëveshja që e arriti me Vuçiqin në shkurt 2023 të mund të zbatohet.

Ai thotë se Serbia duhet të tërheqë letrën e shtatorit 2023, në të cilën Beogradi refuzon pjesën e marrëveshjes së panénshkruar që i referohet njohjes së integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare; dorëzimin e Milan Radoiçic – udhëheqësit të personave të armatosur të mbështetur nga Serbia që sulmuan policinë kosovare në shtator 2023 – dhe që marrëveshja të nënshkruhet nga të dyja palët.

Vuçiç refuzon që të nënshkruajë marrëveshjen e ndérmjetésuar nga BE dhe cila u mbështet fuqishëm nga qeveria e Joe Biden-it dhe e cila po injorohet krejtësisht nga qeveria e Donald Trump-it.

BE thotë se nuk ka nevojë për nënshkrim dhe vazhdon qê të ushtrojë presion mbi Kurtin për të formuar AKS-në, për të cilin blloku evropian ka propozuar një statut në tetor 2023 i cili parashikon kompetenca shtesë për dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë në ekonomi, financa, urbanizëm, polici, arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Pas rizgjedhjes së Kurtit muajin e kaluar, pas zgjedhjeve të dhjetorit, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, të cilat do të përqendroheshin në formimin e AKS-sê kontraverse.

Shumë në Kosovë kanë frikë se nëse formohet AKS-ja, vendi do të transformohet në një sistem të dytë të paralizuar, si ai i Bosnjë e Hercegovinës, në baza etnike dhe në vija administrative etnike.

68,84 përqind e shqiptarëve të Kosovës thonë se janë të shqetësuar se AKS-ja do të çojë në “rritje të autonomisë për zonat me shumicë serbe dhe potencialisht do të destabilizojë Kosovën”, sipas anketës së paraqitur nga OJQ-ja lokale CASA në vitin 2025.

Një tjetër anketë e vitit 2024 tha se 81% e qytetarëve të Kosovës janë kundër formimit të ASK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër