Osmani thërret liderët politikë për konsultime mbi datën e zgjedhjeve, Kurti nuk konfirmon pjesëmarrjen

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar për sot, në orën 13:00, takim me liderët e partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, pas nxjerrjes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.

Krerët e partive opozitare shqiptare konfirmuan pjesëmarrjen e tyre, ndërsa kryetari i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për ftesën e presidentes.

I pyetur nga gazetarët në Prekaz, Kurti u shmang nga përgjigjja nëse do të marrë pjesë në konsultime, duke përmendur evente të tjera në të njëjtën kohë:.

“Në ora 13:00 e kemi një ekspozitë në hollin e Kuvendit, pastaj në orën 19:00 e kemi edhe akademinë përkujtimore”, tha Kurti, duke shtuar se për “të gjitha çështjet e politikës ditore” do të flasë në Prishtinë.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, bëri të ditur se partia e saj do të organizojë një konferencë për media sot rreth orës 12:30 në Prishtinë, ku do të diskutohet vendimi i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër