234 këshilltar komunal nuk kanë deklaruar pasurinë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nis procedurën

Nga Xh M
1,095 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 mars – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur procedura ndaj 234 këshilltarëve komunalë të zgjedhur nëpër komuna, pasi nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Adem Çuçulj, analiza e bërë ka treguar se rreth një e pesta e këshilltarëve në këshillat komunalë nuk e kanë dorëzuar deklaratën e detyrueshme.

Për këshilltarët që nuk do ta paguajnë urdhrin për kundërvajtje brenda afatit prej tetë ditësh, do të iniciohen procedura kundërvajtëse para komisionit kompetent për kundërvajtje.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër