Dalja e Gimbos, Selin Bollati qan teksa qëndron e vetme

Nga D. V.
721 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Selin Bollati është parë duke qarë teksa po qëndronte e vetme në një pjesë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Kjo vjen pas një mbrëmje të ngarkuar për të, me daljen e partnerit të saj, DJ Gimbos.

Ky i fundit u largua nga formati në një televotim që kishte kokë me kokë me Brikena Selmanin.

Foto: Instagram

Këtë e nisi Miri, si lider i shtëpisë, ku çoi në një nominim katër konkurrentë: Selin, Mateon, Gimbon dhe Brikenën.

Sido që të jetë, Selin ka krijuar një lidhje të ngushtë me Gimbon në kohët e fundit, pas dasmës që realizuan në shtëpi.

Ata do të vazhdojnë raportin jashtë shtëpisë, ku DJ nga Kosova i ka premtuar se do ta presë.

Në vazhdim mbetet për t’u parë loja e Selin, pa aleatët e saj tashmë të larguar: Gimbon dhe Gretën. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër