Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë mbi video-t intime me kompozitorin Adrin Hila, duke bërë me dije se ka bërë një kallëzim penal ndaj tij. Ajo thotë se nuk ka dhënë pëlqim për filmimin apo publikimin e materialeve. ”Kam dashur dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shprehet ajo. Lubonja u kërkon mediave dhe opinionit publik të respektojnë privatësinë e saj dhe bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë. “Do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Jam e sigurt që e vërteta do të flasë”, përfundon ajo.
Postimi i plotë
Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj. Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ”morali kolektiv”. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.
Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.
