Gjykatësi Saveski zgjedhet Krye-prokuror

Nga D. V.
904 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 Mars, Zhurnal.mk – Gjykatësi Nenad Saveski sot e ka marrë shumicën e votave në kuvend për postin e Krye-prokurorit në prokurorinë publike të vendit.


Ai u zgodh me 66 vota PËR e 2 vota KUNDËR. 8 anëtarë të kuvendit abstenuan.
Deri më sot Nenad Saveski ishte gjykatës në gjykata themelore penale të Shkupit, ku ka punuar në Departamentin e Krimit të Organizuar.


Biografia e tij përfshinë përvojë të gjerë si prokuror publik, bashkëpunëtor ekspert dhe ekspert në organizata ndërkombëtare si OSBE, Këshilli i Evropës dhe USAID.
Saveski ka një diplomë master në të Drejtën Penale dhe është ligjërues në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.


Përveç gjuhës maqedonase, ai flet edhe anglisht me certifikata ndërkombëtare, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe në nivel bazë shqip.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër