Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot ka konstatuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski. Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të dhe para debatit dhe votimit lidhur me këto pika, po mbahen pyetjet e deputetëve të opozitës. Rendi i ditës i propozuar për seancën e 126-të përfshin propozim- ligjin për ratifikimin e Protokollit të tretë të Marrëveshjes së përgjithshme për privilegjet dhe imunitetet e Këshillit të Evropës, propozimi për zgjedhjen e komisarit të jashtëm (anëtari) të Komisionit të Letrave me Vlerë, propozim- vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian – ALTEA në Bosnje e Hercegovinë, projekt vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për dhënien e Çmimit shtetëror “Goce Dellçev”, propozim-vendimi i plotësuar për revizionin shtetëror – leximi i tretë dhe propozim- vendimi për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e një gjendjeje krize për shkak të mundësisë së ndërprerjes së furnizimit me naftë dhe derivate të naftës në territorin e shtetit dhe kërkesa për interpretimin autentik të nenit 141 paragrafi (4) të Ligjit për Marrëdhënie të punës të iniciuar nga deputetja Daniela Nikollova.
Nuk është miratuar propozimi që në rend dite të seancës të gjendet Propozimi për Ligjin për mbështetjen financiare për zvogëlimin e pasojave të krizës ekonomike në prodhimin bujqësor dhe blegtoral dhe blerjen e produkteve bujqësore në vitin 2026, në procedure të shkurtuar.
