Zgjedhja e anëtarit të Këshillit Gjyqësor shtyhet – Kuvendi voton nesër mes Osmanit dhe Isakut

Nga Xh M
777 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 mars – Në Kuvend në rend dite ishte edhe përzgjedhja e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor por pas votimit të kryeprokurorit seanca u ndërpre.

Seanca pritet të vazhdojë nesër, kur dhe duhet të votohet njëri prej dy kandidatëve të propozuar në komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, Sejfulla Osmani dhe Arbër Isaku.

Osmani në karrierën e tij ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gostivar, por edhe si avokat dhe profesor universitar, ndërsa Isaku ka punuar në sektorin privat, por edhe në institucione shtetërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër