AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend

Nga B.M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars, Zhurnal.mk – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka parandaluar importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend, pas kontrolleve të intensifikuara të kryera në pikat kufitare gjatë javës së kaluar.

Në pikën kufitare Qafë Thanë, veterinerët zyrtarë ndaluan importin e 27 tonëve mish të grirë me origjinë nga Paraguai.

Arsyeja është se mishi vinte nga një strukturë e pamiratuar nga AUV që do të thotë se nuk i plotëson standardet themelore të sigurisë dhe përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit.

Përveç kësaj, inspektorët penguan edhe importin e 22 tonëve arra nga Kazakistani për shkak të etiketimit joadekuat dhe devijimeve nga kriteret e përcaktuara të cilësisë dhe sigurisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër