Temperatura në Kodrën e Diellit -3 gradë dhe 57 centimetra borë

Nga D. V.
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 mars – Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -3 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 8 gradë është matur në Gjevgjeli.

Sipas DPHM deri në orën 08:30 janë matur -2 gradë në Llazaropole, -1 në Hanet e Mavrovës, 0 në Kriva Pallankë, 1 në Berovë, Krushevë, 2 në Pretor, 3 në Ohër, Manastir, Prilep, Pozharan dhe Vinicë, 4 në Gjurishtë, dhe Topollçan, 5 në Tetovë, 6 Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë, si dhe 7 gradë në Kavadar, Shkup-Zajçev Rid dhe Veles.

Në Kodrën e Diellit në orën 7, lartësia e shtresës së borës ka qenë 57 centimetra.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite do të ketë shi të herëpashershëm lokalë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të herëpashershëm të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 15 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër