Balla në Rrogozhinë: Rruga e integrimit europian nuk ka qenë kurrë më e qartë

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së PS Rrogozhinë, duke nisur punën organizative në terren për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se Partia Socialiste ka sot një mision historik, duke shprehur bindjen e palëkundur se rruga e integrimit të plotë europian të Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e qartë dhe më afër realizimit.

Balla po ashtu njoftoi se në mbledhje u çel zyrtarisht procesi i anëtarësimeve të reja dhe të zgjedhjeve të bashkëdrejtuesve të organizatave dhe në nivel bashkie.

“Ne, Partia Socialiste me Kryeministrin Edi Rama kemi sot më shumë se kurrë një mision historik me bindjen dhe angazhimin e palëkundur se misioni ynë kombëtar i bashkimittë plotë me Europën, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më afër”, u shpreh Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër