LSDM: Mickoski po shet interesat kombëtare të vendit, shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e Gruevskit

Nga D. V.
463 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars – LSDM akuzon kryeministrin, Hristijan Mickoski se po shet interesat kombëtare të vendit.

“Orbani, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve të saj. Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtimin e kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që do të zgjasë me dekada”, thotë LSDM për vizitën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Budapest dhe takimin me kryeministrin hungarez.

Sipas LSDM-së, siç thonë ata, Mickoski po shet interesat kombëtare maqedonase dhe sot ai shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Çfarë marrëveshjesh të tjera po bëhen pas dyerve të mbyllura? Çfarë do të ndodhë me 40% të mediave në Maqedoni kur të bjerë Orbani, të cilat kontrollohen nga OBRM-PDUKM-ja? Çfarë do të ndodhë me bizneset e Orbanit në Maqedoni, në energji dhe telekomunikacion”, thonë nga LSDM.

Në takim, siç informojnë nga Qeveria, “u konfirmua vendosmëria e përbashkët për të thelluar partneritetin strategjik midis dy vendeve”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër