Paralajmërimet për rrezik nga Irani – vendosen pajisje të reja kontrolli në Aeroportin e Rinasit, prodhim amerikan

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill – Zhurnal.mk – E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn ka vizituar sot Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Një vizitë e tillë vjen një ditë, pasi Ambasada amerikane në Tiranë ka theksuar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

“Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkaq, vizita e të ngarkuarës me punë së SHBA-ve në Tiranë vjen një ditë pas këtij njoftimi.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se në Aeroportin e Tiranës po vendosen pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara. Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër