Evropa drejt krizës së fluturimeve

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 2 prill – Zhurnal.mk –  Naftëmbajtësja ”Rong Lin Wan”, një gjigant detar me gjatësi 250 metra, ndodhet këto ditë në Afrikën Perëndimore.

Kur të mbërrijë në portin e Roterdamit në Holandë, në pasditen e vonë të 9 prillit, do të jetë anija e fundit e mbushur me karburant aviacioni (kerosen) që ka dalë nga Gjiri, me destinacion Evropën, sipas “Corriere della Sera”.

Ajo u nis më 26 shkurt nga Mina Al Ahmadi (Kuvajt), me destinacion fillestar Maltën, sipas ”Marine Traffic”, dhe arriti të kalojë ngushticën e Hormuzit pikërisht në kohë, përpara bllokadës nga Irani.

Pas saj, nga Lindja e Mesme nuk do të vijë më asnjë pikë karburanti për avionët për kompanitë ajrore evropiane.

Naftëmbajtësja, që mban flamurin e Singaporit, shpjegon pse brenda linjave ajrore të kontinentit ka shqetësim.

“Sipas parashikimeve tona, nga fundi i prillit, fillimi i majit, do të kemi vetëm gjysmën e sasisë së kerosenit në dispozicion në Europë”, shpjegon drejtuesi i operacioneve të një prej kompanive më të mëdha ajrore.

“Ndoshta mund të fitojmë 3-5 javë duke përdorur një pjesë të rezervave strategjike dhe duke shtyrë operacionet e mirëmbajtjes së rafinerive, që zakonisht bëhen në pranverë. Por kjo nuk do të mjaftojë”, shton ai.

Një nga pasojat më të rëndësishme të luftës mes SHBA/Izraelit dhe Iranit prek pikërisht transportin ajror.

Evropa nuk importon sasi të mëdha nafte bruto nga Gjiri, por rreth gjysma e karburantit për avionë që përdoret në aeroportet evropiane vjen nga rafineritë që ndodhen në Ngushticën e Hormuzit, sipas analizave mbi dokumente zyrtare.

Një tjetër burim i rëndësishëm është India, por me krizën që po godet më fort Azinë Juglindore, tani anijet cisternë po devijohen drejt Lindjes, ku kompanitë kanë marzhe më të larta fitimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër