Shkup, 2 Prill, Zhurnal.mk – Ish-Zv-ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Elfete Ismaili, e ka akuzar sot VLEN-in se nuk po bënë sa dhe si duhet për pranimin e shqiptarëve në kurset për pozitat e oficerëve në ushtrinë e vendit, e as për pozitat e atacheve ushtarak në ambasadat jashtë vendit.
Ismali përmes Facebook tha se asnjë shqiptarë nuk është zgjedhur në kursin e fundit për oficerë, por vetëm maqedonas.
“Në kursin për oficer para 1 muaji e ca, janë përzgjedhur 16 kandidatë të gjithë Maqedonas, pa asnjë përfaqësues Shqiptar,” tha ajo.
Por Zv-Ministri Admir Shabani reagoi poashtu përmes Facebook duke sqaroi shifrat e i hodhi poshtë pretendimet e Ismailit, për konkursin e shpallur sa ajo ishte në pozitën e dikurshme.
“Faktet janë të qarta dhe nuk i ndryshon propaganda: Nga 131 aplikues, vetëm 11 kanë qenë shqiptarë. Nga ta, 2 janë pranuar, ndërsa njëri është tërhequr vetë. Të tjerët nuk i kanë përmbushur kriteret. Institucionet nuk mund dhe nuk guxojnë të ulin standardet vetëm për të kënaqur narrativat politike të dikujt,” tha Shabani.
Elfete Ismali ndërkohë në reagimin e saj akuzoi edhe për atache ushtarak nëpër ambasada.
“Në misionet diplomatike, e njëjta logjikë përjashtuese po vazhdon: në Bruksel-NATO asnjë Shqiptarë, në Berlin një atashe Shqiptar zëvendësohet me një Maqedonas; në Ankara një tjetër Shqiptar zëvendësohet dhe vendin e tij e merr përfaqësues nga një nacionalitet tjetër,” shtoi ish-Zv-ministrja tash në opozitë.
Shabani i VLEN-it pati përgjegje edhe për akuzëne e dytë të Ismalit.
“Sa i përket atasheve, po ashtu bëhet fjalë për një periudhë kur pozita e zëvendësministrit ka qenë e zbrazët. Pra, ata që sot ankohen, dje nuk kanë qenë as funksionalë. Sot realiteti është ndryshe: Nga 16 shpallje për atashe, 8 tashmë janë përzgjedhur, mes tyre edhe përfaqësues të komuniteteve tjera, ndërsa 8 të tjera do të rishpallen për shkak të konkurrencës së dobët. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk është bërë më parë: hapje e procesit, transparencë dhe mundësi reale për të gjithë,” iu kundër-përgjigj Zv Ministri, i cili në kundër-reagim përkujtoi se sot ministria e mbrojtjes ka shpallur konkurs për punësim të 300 ushtarëve të rinjë.
