Ushtria e Maqedonisë së Veriut ofron punësim për 300 ushtarë të rinjë profesionistë

Nga B.M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 Prill, Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes sot ka bërë shpallje publike për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinjë në ushtrinë e vendit.

“Sot publikuam Shpalljen e re Publike për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Ushtrinë Maqedonase. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinjë që duan një sfidë, disiplinë dhe një ndjenjë përkatësie të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëhen pjesë e Ushtrisë,” thuhet në shpalljen e ministrisë.

Të interesuarit i kanë 15 ditë afat për të kandiduar që nga sot.

Sipas shpallesë, kandidatët që do të pranohen do të kenë kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 4  (katër) vjetëve, me mundësi për vazhdimin e saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë.

Kandidatët duhet të jenë më të rinjë se 25 vjeç e të pranuarit do të kenë pagë mujore mbi 30.552 denarë, me shtesë prej mbi 13.000,00 denarësh kompensim shpenzimesh për sigurim të banimit.

Ne vegëzën e mëposhtme ministria sqaron edhe të gjitha para-kushtet arsimore dhe fizike që të duhet të plotësojnë të interesuarit për këto 300 vende punësimi në ushtrinë e vendit: 

Konkurs publik për pranimin e 300 (treqindushtarëve profesional

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër