Të dielën do të ketë regjim të veçantë të trafikut në Shkup

Nga D. V.
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së diel, më 5 prill 2026, me fillim në orën 10:00, do të mbahet një garë në Shkup.

Si rrjedhojë, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Më 05.04.2026, me fillim në orën 10:00, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë rrugore. Trasa do të jetë nga bulevardi “Ilinden” para fontanës Lotus (starti dhe finishi), drejt bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet në mënyrë gjysmë-rrethore dhe do të vijojë prapa drejt finishit te fontana Lotus.

Për këtë arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku, duke e devijuar qarkullimin në rrugët përreth. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë gjatë zhvillimit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër