Dauti dhe Berisha mobilizojnë studentët për protestën e 6 prillit

Nga B.M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), Ilire Dauti, së bashku me kryetaren e Asamblesë së Gruas, Vjollcë Berisha, kanë zhvilluar takime me studentë dhe të rinj nga fakultete të ndryshme, me qëllim mobilizimin për protestën e paralajmëruar më 6 prill.

Gjatë këtyre takimeve, Dauti theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe angazhimit të studentëve për çështje që lidhen me gjuhën shqipe dhe drejtësinë. Ajo u shpreh se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe, përfshirë edhe në provimin e jurisprudencës, është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, dhe se për këtë të drejtë është punuar shumë ndër vite.

Ajo u bëri thirrje studentëve, profesorëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe për drejtësi.

Edhe Vjollcë Berisha ka shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve, duke i cilësuar ato si të drejta dhe të arsyeshme. Ajo theksoi se si pedagoge dhe politikane do të jetë gjithmonë në anën e tyre, duke shtuar se kjo është një kauzë e përbashkët për ruajtjen e dinjitetit dhe të drejtave themelore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër