Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup

Nga B.M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Protesta do të fillojë në ora 12:30 para Urës së Gurit në Shkup dhe do vazhdojë deri te Ministria e Drejtësisë, institucioni i cili nuk ua mundëson studentëve që këtë provim ta japin edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase.

Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.

Për shkak të protestës, sot do të ketë kufizim të komunikacionit në rrugët nga do të kalojë marshi protestues.

Protesta ka marrë mbështetje edhe nga individë, funksionarë dhe shoqata tjera nga RMV-ja, Shqipëria dhe Kosova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër