Irani: Nuk do ta rihapim Hormuzin në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 6 prill, Zhurnal.mk – Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të një “armëpushi të përkohshëm”, tha një zyrtar i lartë iranian.

”Teherani beson se Uashingtoni nuk është gati për një armëpushim të përhershëm”, shtoi ai.

Sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ekziston një mundësi e fortë për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, ndërsa gjithashtu ka paralajmëruar për përshkallëzim të ndjeshëm të sulmeve nëse Teherani nuk lëviz shpejt.

Duke folur për Fox News, Trump tha se po konsideron “të shkatërrojë gjithçka” dhe “të marrë nën kontroll naftën” nëse Irani nuk ecën mjaftueshëm shpejt drejt një marrëveshjeje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër