Politikani opozitar në Serbi thërret për bashkim në front zgjedhor me studentët kundër Vuçiçit

Nga D. V.
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 07 Prill, Zhurnal.mk – Një ligjvënës dhe udhëheqës i partisë opozitare në Serbi u bëri thirrje të hënën të gjitha partive opozitare dhe studentëve protestues për një marrëveshje për të formuar një front të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të pritura për këtë vit për të rrëzuar nga pushteti kryetarin autoritar dhe partinë e tij në pushtet.

Dragan Djilas i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) u tha mediave lokale se partitë opozitare dhe studentët, të cilët po planifikojnë që të kandidojnë gjithashtu kundër Vuçiçit përmes Listës së Studentëve të tyre, duhet të nisin bisedime për një “sinergji” të të gjithëve së bashku kundër Vuçiçit dhe Partisë së tij Progresive (SNS), kur kryetari autoritar po planifikon që të japë dorëheqjen nga posti i tashëm në mënyrë që të kandidojë për postin e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme që ai thotë se do të zhvillohen këtë vit.

“Nëse kjo ndodhë, ka gjasa të mëdha dhe besoj se ne mund të biem dakord lehtësisht për formimin e një qeverie dhe rrëzimin e këtij regjimi”, tha ai për KTV TV në gjuhën serbe.
Një anketë me qytetarët në Serbia e bërë në dhjetor thotë se nëse studentët, partitë opozitare dhe lëvizjet qytetare të Serbisë do të merrnin pjesë në një listë të përbashkët, ata do të fitonin zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend me 53,9 përqind të votave, ndërsa SNS e Vuçiçit dhe partitë e saj partnere së bashku do të merrnin 46,1 përqind të votave.

Thirrja e Djilas vjen disa ditë pasi një mbështetës i vendosur i studentëve, rektori i Universitetit të Beogradit dhe arkitekti Vladan Djokic, njoftoi gatishmërinë e tij për t’u përfshirë në zgjedhje me studentët.
Vuçiç vazhdon të thotë se do të shpallë zgjedhje të parakohshme këtë vit, por vazhdon duke refuzuar të caktojë një datë, ndërsa në të njëjtën kohë ndodhet tashmë një fushatë të hapur jozyrtare personale zgjedhore me udhëtime të përditshme në të gjithë vendin dhe paraqitje pothuajse të përditshme në mediat besnike ndaj tij.

Studentët dhe opozita po bëjnë presion për zgjedhje të parakohshme, ndërsa akuzojnë Vuçiçin dhe SNS-në e tij për korrupsion masiv, kapje shteti dhe mashtrim zgjedhor.

Akuzat për korrupsion në sektorin e ndërtimit lidhen veçanërisht me shembjen vdekjeprurëse të tendës së stacionit të trenit në qytetin verior të Novi Sadit në nëntor 2024, e cila vrau 16 persona, përfshirë një student.
Studentët dhe opozita thonë se korrupsioni i zyrtarëve të Vuçiçit dhe kompanive të lidhura me ta çoi në aksidentin tragjik dhe thotë se vetëm ndryshimi i regjimit do të mundësojë llogaridhënie të plotë.
Prokuroria kundër krimit të organizuar ka paditur 13 persona për korrupsion dhe shkelje të rregullave dhe ligjit për rinovimin e stacionit të trenit të Novi Sadit, por gjyqtarët e gjykatës hodhën poshtë akuzat për gjashtë persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit Goran Vesiç, të partisë SNS të Vuçiçit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër