Peleshi: Forcim i bashkëpunimit parlamentar me Bundestagun

Nga D. V.
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në takim Presidentin e Parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt, Gunnar Schellenberger.

Në fokus të takimit ishte forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare dhe bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Gjatë takimit, Peleshi theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Bundestagut si edhe zgjerimin e shkëmbimeve me parlamentet e landeve gjermane.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërajonal në fusha me interes të përbashkët, si energjia, teknologjia e informacionit, arsimi, formimi profesional dhe kultura.

Palët nënvizuan gjithashtu nevojën për rritjen e investimeve gjermane në Shqipëri, duke e konsideruar këtë si një element kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër