Balla në Kuvend: Çmimi i naftës përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare, opozita bën retorikë

Nga D. V.
280 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës.

Balla theksoi se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, “Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare, si British Petroleum, të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës”.

Balla mbrojti gjithashtu rolin e Bordit të Transparencës, duke theksuar se ky mekanizëm është përdorur edhe në krizën e mëparshme pas luftës në Ukrainë dhe ka dhënë efekt në stabilizimin e çmimeve.

Sa i përket debatit politik, ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen për retorikë ditore, ndërsa shtoi se projektligjet e propozuara prej saj do të diskutohen në Kuvend sipas kalendarit të miratuar me konsensus, konkretisht në datën 30 prill.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër