Braçe: Fushata për qumësht të kontaminuar me aflatoksinë dëmtoi blegtorët

Nga D. V.
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një interpelancë sot në Kuvend me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla kërkoi përgjigje mbi situatën e krijuar me blegtorët, pas konstatimit për mostra qumështi të kontaminuar me aflatoksinë.

Në fillim të fjalës së tij, Braçe ndau mesazhe të blegtorëve të qarkut Fier, të cilët i kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për bllokimin e grumbullimit të qumështit nga kompanitë e mëdha përpunuese.

Braçe informoi se blegtorëve nuk u është mbledhur prodhimi nga kompanitë përpunuese me argumentimin se është i kontaminuar me aflatoksinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai informoi se personalisht i është drejtuar të gjitha institucioneve përgjegjëse duke nisur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe deri te Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), ku rezulton se gjithsej janë analizuar vetëm 5 mostra nga të cilat vetëm dy kanë qenë të kontaminuara.

Ndërkohë Braçe theksoi se rezulton vetëm 200 ton misër i kontaminuar me aflatoksinë dhe kjo sasi nuk është shpërndarë në këto zona.

“E gjithë kjo fushatë kundër qumështit të blegtorëve dhe që favorizon fabrikat rezulton vetëm me 2 mostra aflatoksinë. Tani nuk ka më asnjë gjë të tillë”, tha Braçe.

Në interpelancë me ministrin, Braçe kërkoi se përse e gjitha kjo fushatë vuri përpara blegtorët duke i detyruara ata që ta derdhnin qumështin në kanal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër