E premtja me mot të qëndrueshëm, vranësira në mbrëmje

Nga D. V.
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të vijnë në shtim duke filluar nga orët e pasdites. Në orët e vona të mbrëmjes priten vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 9 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër