Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Shkolla 9-vjeçare e Shushicës në Elbasan, një ndër godinat arsimore më të mëdha në zonat rurale po rikonstruktohet duke sjell një transformim rrënjësor të infrastrukturës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që vijojnë për të garantuar ambiente moderne, të sigurta dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin mësimor.
Rama shprehet se nga ky investim përfitojnë rreth 320 nxënës dhe 35 mësues.
Shkolla e Shushicës ka qenë një ndër prioritetet e vazhdueshme të komunitetit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.
Gjithashtu, në këtë zonë ka nisur një projekt në bashkëpunim me bashkinë Elbasan dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për fëmijët të cilët duan të vazhdojmë mësimin edhe jashtë orarit të shkollës.
