Oda e Zejtarëve kërkon që të luftohet “ekonomia e zezë”

Nga Xh M
761 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 prill Zhurnal.mk – Oda e Zejtarëve të RMV-së, kërkon që bashkarisht me ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike si dhe me institucionet relevante në shtet të luftohet pandërprerë, siç e quajnë ata “Ekonominë e Zezë”, pasiqë e njejta po dëmton rëndë bizneset dhe ekoniminë formale.

Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija, thotë se edhe për kundër apeleve të shumta si dhe përpjekjeve për luftimin e këtij fenomeni, si duket kërkesat tona po hasin në vesh të shurdhër, ai gjithashtu thotë se së fundmi në vend se të luftohet ekonomia e zezë po kryhen kontrolle ndaj bizneseve formale.

“Si Odë kemi shpallur kërkesa të caktuara për luftimin e ekonomisë jo formale, sepse shohim se po kontrollohen vetëm ekonomitë formale nër qytetet e mëdha e nuk po kryhen kontrolle nëpër ekonomitë joformale nëpër vendet rurale, kemi kërkuar që të kontollohen ato veprimtari që nuk janë të regjistruara askund qoftë në Regjistrin tonë, Regjistrin Qëndrorë apo edhe DAP, andaj të kontrollohen dhe të shohim dhe të kemi një balancë, një pasqyrë, sespe nëse vazhdon kështu këto ekonomi të zeza do të vijojnë punën duke i bërë konkurencë ekonomive formale dhe sigurishtë se do ta dëtojë atë”, theksoi, Agron Fazliji, kryetar i Odës së Zejtarëve të RMV.

Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, apelon që institucionet relevante të merren me ata biznese jo formale, pasiqë ata po e dëmtojnë ekonominë e vendit.

“Andaj, apeloj deri tek DAP dhe institucionet tjera që t’i kontrollojnë ekonomitë joformale që nuk janë të regjistruara dhe tek pastaj ti kontrollojnë edhe ekonomitë e ligjshme formale”, theksoi, Agron Fazliji, kryetar i Odës së Zejtarëve të RMV.

Fazliji më tej shton se medoemos duhet ndihmuar bizneset formale të vendit me qëllim t’u jepet vullnet e përkrahje e mos të vije deri tek mbyllja e të njejtave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër